Uji Dea

Sulmohet vetura e EULEX-it, vritet një pjesëtar i saj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një automjet i EULEX-it është sulmuar me armë zjarri me ç’rast një pjesëtar i EULEX-it ka vdekur si pasojë e marrjes së plagëve të rënda.

Në momentin e sulmit në veturës e doganës së EULEX-it, kanë qenë tre pjesëtar të doganës së dhe personi me inicialet A.S nga Lituania ka vdekur në spitalin në veri të Mitrovicës, raporton KP.

Plagoset rëndë një pjesëtar i EULEX-it në veri

Uji Dea

E plotësuar: Një automjet i EULEX-it është sulmuar me armë zjarri me ç’rast një pjesëtar i EULEX-it ka marr plagë të rënda dhe jeta e tij është në rrezik, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht afër fshatit Ballaban të Komunës së Zveçanit.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, pa dhënë detaje shtesë. /Telegrafi/