UBT

Sulmohet në zyrën e tij avokati Ramadan Leka

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – ( E plotesuar). Sulmi ndaj Ramadan Lekës, avokat, i cili ka ndodhur në vendin e tij të punës, ka ngjallë reagimin e Kolegjiumit të Gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan. Në reagimin e nënshkruar nga Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës, rasti është dënuar dhe është thënë se organet e hetuesisë duhet të veprojnë dhe rastin ta zbardhin sa më shpejt që është e mundur.
————————————————————–
Ramadan Leka avokat nga Gjilani është sulmuar nga persona të panjohur në zyrën e tij dhe në prani të vajzës. Shemsedin Piraj kryetar i Odës së avokatëve të Anamoravës tha se kjo është shumë shqetësuese , meqë dëshmon se ka një pasiguri totale ndaj figurave publike.

Avokati gjilanas Ramadan Leka është sulmuar nga persona të panjohur në zyrën e tij në prani të vajzës së tij. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar kryetari i Odës së Avokatëve të Anamoravës, Shemsedin Piraj.

Piraj tha se është informuar nga bashkëshortja e Lekës se ai është sulmuar në zyrën e tij dhe në prani të familjareve nga persona tash për tash të panjohur. Piraj tha se ky rast është shumë shqetësues dhe Oda e Avokatëve reagon ashpër dhe kërkon nga organet hetuese të marrin masa urgjente për të sjellur para drejtësisë personat që rrahën avokatin Leka.

FIDANISHTJA

Kurse shefi i Emergjencës në Gjilan , Enver Murtezi i cili edhe e ka kontrolluar avokatin Leka tha për rajonipress se Leka është i lënduar në fytyrë, në kokë, në hundë, në pjesën ballore të fytyrës.

Sipas Murtezit, Leka ka plagë të qara dhe është goditur me mjete të forta- mprehta. Mjeku tha se Leka është sulmuar nga dy persona të panjohur , të mërkurën paradite në zyrën e tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.