Sulmohet me thikë një gjilanas

Gjilan – Në rrugën “7 shtatori” në Gjilan viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull shqiptar e ka sulmuar me një mjet të mprehtë – thikë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë njoftoj policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurt dhe një thikë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/