United Hospital

Sulmohet me granatë dore shtëpia e drejtorit të RTK’së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është sulmuar me granatë të dorës shtëpia e drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.Persona tash për tash të panjohur e kanë hedhur granatën e dorës në shtëpinë e Shalës në Matiqan.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes duke bërë ekzaminimin e provave.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22 e 10 minuta, ndërsa nuk ka viktima, bën të ditur RTK.

Ditë më parë, objekti i RTK’së është sulmuar me granatë dore, nga persona ende të panjohur. /Express/

Mentor Shala thotë se ndodhej me tërë familjen në shtëpi kur u sulmua me granate dore, s’ka të lënduar
Mentor Shala thotë se ndodhej me tërë familjen në shtëpi kur u sulmua me granate dore, s’ka të lënduar

ARKATANA

Drejtori i RTK-së Mentor Shala konfirmon se shtëpia e tij në Matiçan është sulmuar me një mjet shpërthyes e që supozohet të jetë bombë dore.
Sipas tij shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa bomba është gjuajtur prapa shtëpisë.

“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, tha Shala për KosovaPress.

Ai po ashtu konfirmoi se Policia ka gjetur siguresën e mjetit shpërthyes për të cilin ende nuk ka konfirmim zyrtar se për çfarë mjeti bëhet fjalë.

Shala nuk ka dashur që të komentoj ëmë shumë rreth rastit ndërsa tha se Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar për rastin

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.