KKVITI

Sulmohet me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Mbrëmë rreth orës 23 është sulmuar me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar. Askush nuk është lënduar. Dëshmitari bashkëpunues ka njoftuar se sulmi është kryer nga oborri i shkollës që është përballë shtëpisë.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se arma është gjetur. Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por dihet që gjashtë persona janë dënuar për shkak të dëshmive të tij. Shpresim Uka, Sadik Abazi, Shaba Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari janë dënuar me 54 vjet burg. Bekim Syla, Shpresim Uka dhe Driton Hajdari janë në arrati.

Hidromorava

Fahredin Gashi ndërkaq është dënuar më 17 burg. Me 3 korrik nis gjykimi i Nazim Bllacës për vrasjen e Ibush Kllokoqit.(koha)