RCCOLA

Sulmohet me armë zjarri një shtëpi private në Livoq të Gjilanit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Stacioni i Policisë në Gjilan përmes telefonit ka pranuar një informatë se në rrugën Gjilan – Ferizaj në afërsi të Fshatit Livoq i Ulët , ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri. Njësiti patrullues pasi ka arritur në vendin e ngjarjes kanë vërejtur 21 vrima në xhama të objektit (Lokalit) që dyshohet të jenë nga armë të zjarrit , nga arma e cila mbetet të identifikohet tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Hashani tha se sipas pronarit të shtëpisë B. H. gjuajtjet janë dëgjuar rreth orës 02:30 të datës 05.08. 2013 . Në vendin e ngjarjes ka dalur Njësiti i Forenzikes NJHR,-Gjilan

RCCOLA

Është njoftuar Prokuroria e Departamentit për krime të renda, rasti i dedikohet NJHR-es për hetime të mëtutjeshme ./rajonipress/