Sulmohen punëtorët e pylltarisë në Viti
Viti – Në fshatin Goshicë, të Vitisë raportohet se dy të dyshuar meshkuj shqiptarë kanë sulmuar tri viktimat meshkuj shqiptarë punëtorë të pylltarisë, të cilët ishin në detyrë zyrtare dhe më pas kanë dëmtuar edhe veturën zyrtare.
Si pasojë e sulmit njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


