Uji Dea

Sulmi terrorist në veri, masat e mundshme ndaj Serbisë, Stano: Po presim rezultatet e plota të hetimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur lidhur me masat e mundshme ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se BE-ja po pret rezultatet e hetimit për rastin.

“Presim rezultatet e plota të hetimeve. Kur të jenë përfunduar hetimet dhe të kemi rezultatet që do t’i shoh BE-ja ne do ta kemi pamjen e qartë se çfarë ndodhi, kush qëndron prapa dhe atëherë BE-ja do të vendos për hapat e mëtejmë”, tha Stano në një konferencë shtypi, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “BE-ja ishte e qartë derisa ka përshkallëzim ose deri sa të ketë më shumë eskalim jemi të gatshëm që të vendosim masa të caktuara si përgjigje ndaj kësaj”.

“Disa nga masat janë vendosur tashmë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm kur vendet anëtare të pajtohen që t’i konsiderojmë masat jo vetëm ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Serbisë. Këto masa janë fleksibile. Ato mund të hiqen, mund të reduktohen në të njëjtën mënyrë siç mund të vendosen kur vendet anëtare të shohin se ka nevojë për to. Në këtë fazë ne kemi nevojë të shohim. E para, hapa drejt shtendosjes kuptimplote, kthim në dialog dhe kur bëhet fjalë për ngjarjet e 24 shtatorit hetime të plota dhe përfundimtare”, tha ai.

Uji Dea

Stano ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të kthehen në procesin e dialogut.

Sipas tij ky proces nuk ka alternativë tjetër, andaj edhe Prishtina edhe Beogradi duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut. BE është ndërmjetësues dhe palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur konsensus. Rruga e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe aty nuk ka bajpas”, është shprehur Stano. /Telegrafi/