Fundamenti

Sulmi terrorist në Banjskë, Osmani: Do të ishte dëm i madh për paqen në rajon nëse BE-ja nuk vendos masa ndaj Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të ishte dëm i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon si dhe për vetë procesin e dialogut, në rast se Bashkimi Evropian nuk vendos masa ndaj Serbisë.

Presidentja më tej shtoi se duhet të bëjmë dallimin mes masave dhe sanksioneve që ndërmerren nga BE-ja.

“Duhet ta bëjmë dallimin e qartë mes sanksioneve dhe masave. Sa i përket sanksioneve ne e kemi ditur që nga fillimi që së paku njëra nga shtetet anëtare mund ta përdor veton në Këshill atje ku merren vendimet për sanksione, megjithatë ekziston mundësia e vendosjes së masave ndaj Serbisë e cila nuk kërkon vendim në nivel të Këshilli”, tha Osmani.

Ajo shtoi se kjo metodë është shfrytëzuar disa herë për masa kundër Rusisë, e për fat të keq është shfrytëzuar si metodë edhe kur janë ndërmarrë masat ndaj Kosovës.

Uji Dea

“Pra komisioni i BE-së, ka të drejtë dhe ka në kompetencë të propozoj masa të natyrës politike dhe financiare pa shkuar kjo çështje në nivel të këshillit dhe të shndërrohet në sanksione”, u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se BE-ja ka para vetes një sërë argumentesh që të ndërmerr vendim për vendosjen e masave ndaj Serbisë.

“Një numër i shteteve anëtare kanë dhënë sinjale pozitive që janë duke shqyrtuar një gjë të tillë, disa janë më insistuese në këtë punë se të tjerat, por është më rëndësi që Komisioni Evropian të dalë me propozim konkret rreth këtyre masave dhe me gjithë këto argumente që ata i kanë para tyre do të ishte dëm i madh për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për procesin e dialogut nëse nuk ndërmerret asnjë masë në raport me Serbinë”, u shpreh Osmani.

Ajo këto komente i bëri në një konferencë për media, të martën në Prishtinë, ku njoftoi se ka marrë vendim për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.