GRANDEMALL

Sulmi në veri mbi policinë, Sarrazini: Kriminal e terrorist

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës, pas ngjarjes së rëndë të së dielës, ku si pasojë e një sulmi të armatosur mbi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai në një intervistë për një medium gjerman e ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq se policët e Kosovës i kishin provokuar anëtarët e grupit terrorist.

“Deklarimi i Vuçiqit është i gabuar, sepse konsideroj që nuk e përshkruan me saktësi ngjarjen kryesore të vikendit të kaluar. Më duhet të them se jemi të vetëdijshëm se një përshkrim i tillë paraqet mendimin e një pjese të madhe të popullatës në Serbi dhe të shumicës së serbëve në Kosovë. Presim nga ana e tyre një përshkrim të vërtetë të ngjarjes”, tha Sarrazini.

Mobi Casa

Sarrazini sulmin e quajti kriminal.

“Është një sulm kriminal, terrorist mbi policinë e Kosovës që ishin duke patrulluar në veri. Ende nuk e kemi të qartë se çka me të vërtetë ka ndodhur. I kemi para vetes disa skenarë, por akoma nuk e kemi fotografinë e vërtetë të ngjarjes”, tha Sarrazini.

“E vërteta lidhur me ngjarjen, nëse e shikojmë veçmas janë skajshmërisht të kundërta, në mes të përshkrimit të shqiptarëve në Kosovë, serbëve në Kosovë dhe atyre në Serbi. Ky perceptim shton rrezikun real për një eskalim të situatës në veri”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.