UBT

Sulmi i 17 vjeçarit nga Kosova në Gjermani mund të lidhet me motive fetare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

I dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon.


Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha një ministër lokal më 11 shtator.

E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon.

Herbert Reul, ministër i Brendshëm në landin Nordhajn Vestfalen, gjatë një mbledhjeje të Komitetit për punë të Brendshme të Parlamentit, tha se analizat fillestare të të dhënave digjitale tregojnë se “krimi ka qenë i motivuar nga aspekti fetar”.

HW

Prokurorët federalë të cilët merren me çështje të terrorizmit po e shqyrtojnë mundësinë që ta marrin përsipër këtë rast, tha Reul, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.

Një mësuese 45-vjeçare pësoi plagë serioze pasi u ther me thikë në një shkollë profesionale javën e kaluar. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale, por sipas Reulit, mësuesja tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia u konfrontua me sulmuesin e dyshuar, kur hasi në të rreth 3 kilometra larg nga kolegji dhe qëlloi atë me armë zjarri, pasi i dyshuari kishte pasur në dorë një thikë.

I riu, i cili sipas mediave në Gjermani ishte student në shkollën ku ndodhi rasti, pasi u plagos gjatë konfrontimit me policinë u dërgua në spital për trajtim.

https://www.albinfo.ch/sulmi-i-17-vjecarit-nga-kosova-ne-gjermani-mund-te-lidhet-me-motive-fetare
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.