Fundamenti

Sulmet në veri, Kusari-Lila: Synimi për terror nga ana e Serbisë nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar mënyra

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas sulmeve të së martës në veri të vendit theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me zor tenton të mbajë gjallë një konflikt të paqenë midis qytetarëve në bazë kombësie.

Kusari-Lila në një postim në Facebook shkruan se nuk ka askush problem me qytetarët serbë në Kosovë, por siç tha ajo Vuçiq e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin:

Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit.

Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në Komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës.

Uji Dea

Aleksandër Vuçiq nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zor ta mbajnë gjallë një konflikt të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie.

Kështu besojnë se do ta mundësonin dezintegrimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e të gjithë mekanizmave demokratik.

Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiqit. Dhe policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve.

Nuk ka askush problem me qytetarët serbë në Kosovë. Por Vuçiqi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës.

Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiqin në krye të saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.