ARKATANA

Sulm terrorist në Mynhen

/ 2 minuta lexim
HW

Viti 2016 – S’ do t’ harrohet kurrë për jetë! Ditë e zezë 22 Korriku – Terror t’ zi bëri armiku !

Ditë e Premte, n’ orët e vona,
Lajm i zi erdh n’ vatrat tona –
Në Mynhen të Gjermanisë,
Pushka e krimit ka kërdisë !

Lajm i zi tronditi botën,
Gjermaninë dhe mbarë Evropën !
Lot e vaj kapluan Kosovën,
Prindërit, miqtë edhe nënë loken !…

Në Mynhen, një psikopat –
Përmbi njerëz banë atentat !
Njerëz t’ pafajshëm, njerëz të ngratë –
I plagosi njëzet e shtatë !…

Terroristi i pa mend –
9 persona i vrau në vend !
9 personave ua mori jetën –
Ma në fund e vrau vetveten !

Terroristi që bëri zijan –
Ish gjermano – iranian !
Ish Ali David Sonboly –
18 vjeç krimin e solli !

Të plagosur dhe të vrarë –
Ka edhe mërgimtarë shqiptarë !
N’ këtë masakër të pa parë –
Tre shqiptarë mbetën të vrarë !

Fundamenti

Armela Segashi, 14 vjeçe –
Ra viktimë e dorës s’keqe !
Vajza nga Dumnica e Llapit –
Ra viktimë e shpirt kasapit !

N’ këtë terror, nga dora e keqe –
Ra Sabina Sulaj, 14 vjeçe !
Diamant Zabërgjës nga Vushtrria –
21 vjeç iu shua rinia !

Nga Konçuli i Bujanocit ,
I plagosur me plumba kocit –
Mbet i shtrirë Benet Adili ,
Zemërgurë ai zog bilbili !

Është plagosë Lumnije Azemi –
Prej nga është nuk dimë ta themi !
Por, me shpirt shprehim urim –
Sa ma shpejt të ketë shërim !

Për viktima t’ kësaj tragjedie –
Mbarë Kosova shpalli Ditë Zie !
T’ gjithë familjeve u shprehu ngushëllimet,
Bashkë me ta i ndau pikëllimet !

Gjilan, më 22.07.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.