Mobi Casa

“Sulltani i Madhërishëm” dridh politikën turke

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë.

Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”.

The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezona e tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë teleshikues.

Qëndrimi i partisë së qeverisë së kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, ishte pritur me “një dozë cinizmi” nga kritikuesit.

“Pas një përgjigje të stuhishme kundër apo në mbështetje të komenteve të kryeministrit, përfshirë një ankesë penale të një agjenti turistik kundër regjisorëve të serialit…të martën deputeti i PDZH-së, Oktay Saral, përgatiti një iniciativë për ndalimin e serialeve me arsyen se poshtëron personalitetet dhe ngjarjet e brendshme të vlerave kombëtare të Turqisë”, shkruan the Foreign Policy.

Por, revista the Foreign Policy vlerëson se nisma legjislative mund të rezultojë e pasuksesshme, por se “mund të shikohet si indikacion për një trend në rritje në dekufizimin e kufijve të asaj që është e pranueshme në publik rreth kreativitetit të shprehjes karshi shijes konservative të kryeministrit”.

Shumica e kundërshtuesve të qëndrimit të Erdoganit ndaj telenovelës thonë se “nuk është qëllim-madje as përgjegjësi- e punimeve të tilla të paraqesin historinë në mënyrë kronologjike”.

Eco Higjiena

The Foreign Policy citon njohës të mediave të kenë thënë se punimet e tilla “kanë për qëllim të ofrojnë burime për argëtim për ata që zgjedhin t’i shohin apo lexojnë ato”.

“Ndoshta pjesa më interesante e këtij debate, një që është dukshëm më relevante për procesin aktual të reformave kushtetuese dhe të ardhmen politike të Turqisë se sa koha të cilën e ka kaluar sulltani në luftë, mund të gjendet në inkuadrimin e partive opozitare ndaj komenteve të kryeministrit”, shkruan revista.

Kështu, Partia Popullore Republikane kritikoi Erdoganin duke thënë se “mbikëqyrja e telenovelave televizive nuk hyn në kuadër të detyrave të caktuara me kushtetutë të kryeministrit”.

Partia e përbërë nga kurdët-Partia për Paqe dhe Demokraci vlerësoi, ndërkaq, se e vuri qëndrimin e kreut të ekzekutivit turk në radhën e qëndrimeve të “shtypjes kulturore”.

Qëndrimi i Erdoganit, sipas the Foreign Policy, u vu në pikëpyetje edhe nga Partia për Veprim Kombëtar.

“Çështja e lirisë së mediave, shprehjes artistike, diskutimit ideologjik dhe fuqisë politike po ngritën në debatin aktual në Turqi mbi telenovelën. Ekzistojnë gjithashtu pyetje bazike lidhur me institucionet dhe diskursin demokratik. “Sulltani i Madhërishëm’, sikurse që ka bërë në histori, do të përfundojë me ose pa ndikimin e kryeministrit turk. Ajo që ai lë prapa do të jetë domethënëse, ndoshta edhe madhështore, për të ardhmen e demokracisë turke”, shkruan the Foreign Policy. (rel)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.