Mobi Casa

Sulltanesha Hyrrem, sulmohet edhe në Stamboll

/ 1 minutë lexim

Pasi u sulmua në Arabinë Saudite, aktorja e popullarizuar turke, Meryem Uzerli, ylli i serisë ”Sulejmani i Madhërishëm” ku e interpreton sulltaneshën Hyrem, është sulmuar ditë më parë në qendër të Stambollit.

Incidenti ndodhi kur kjo bukuroshe në shoqëri të të dashurit të saj, ndërmarrësit të pasur, Can Ates-it ishte duke u kthyer nga një ngjarje e modës.

Mobi Casa

Meryem dhe Can u gjenden në mes të tollovisë së qytetit, në mesin e shumë shitësve në rrugë, ndërsa një femër ishte shumë agresive në përpjekje t’i shet lule, të cilat aktorja nuk i donte.

Kjo e hidhëroi shitësen, e cila pastaj i sulmoi te dy dhe këta hëngrën disa flakaresha, por nuk pësuan lëndime. Këtu intervenoi edhe policia e cila e prangosi sulmuesen e Hyremit.