FITORJA

Suliqi merr pjesë në konferencën e rëndësishme ku është folur për shtrirje të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryeshefi ekzekutiv i “KRU”Hidromorava” Muhamed Suliqi, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Programit për shtrirje të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale.

Pjesë e kësaj konference përmbyllëse ishte Ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly, si dhe krerë të institucioneve të larta të vendit, kryeministri Albin Kurti, deputetë si dhe përfaqësues të institucioneve, Kompanive Rajonale të Ujit dhe përfitues të projekteve.

UBT

Ngjarja shënoi përfundimin e projektit më të gjatë në sektorin e ujërave në Kosovë.
Projekt i cili falë ndihmës së pakursyer të shtetit zviceran ka mundësuar ndërtimin e sistemeve moderne të ujësjellësit në 280 fshatra të shtrira në 27 komuna të Kosovës, si dhe rehabilitimin e sistemeve të ujësjellësit në 170 fshatra të tjera, e që më pas janë integruar në menaxhim të Kompanive Rajonale të Ujit.

Kryeshefi ekzekutiv Muhamed Suliqi, në emër të KRU”Hidromorava” SH.A Gjilan falënderon donatorët kryesorë, Qeverinë e Zvicrës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Komunat për bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të cilat kanë shërbyer në realizimin e objektivave të kompanisë, duke përfshirë zonat rurale në sistemet publike të furnizimit me ujë dhe shërbime të kanalizimit si dhe të përmirësohet shërbimi ndaj gjithë konsumatorëve të “KRU” Hidromorava” SH.A. Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.