Hidromorava

Suliqi apel konsumatorëve: Kursejeni ujin në maksimum

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nëse hasni në rrjedhje të ujit, ju lutem kontaktoni ekipet tona kujdestare në mënyrë që t’i evitojmë ato, po ashtu nëse hasni në keqpërdorues të ujit njoftoni ekipet tona të inspektimin të cilat së bashku me inspektorët komunal dhe Policinë e Kosovës janë në inspektim gjatë 24 orëve ka thënë Muhamed Suliqi në apelin e tij në emër të Hidromoravës drejtuar konsumatorëve.

Apeli i plotë

Të nderuar konsumatorë!

KRU “Hidromorava” SH.A. Gjilan apelon të gjithë konsumatorët që të kursejnë ujin. Temperaturat e larta që janë duke mbretëruar dhe mungesa e reshjeve atmosferike në tre muajt e fundit e ka përkeqësuar gjendjen në burimet e ujit si: Liqeni akumules në Përlepnicë, Guri i Hoxhës dhe Baja nga të cilat burime furnizohet mbi 60% e qytetit të Gjilanit ku jemi detyruar të punojmë me reduktime, ndërsa FPU Velekincë punon me kapacitet të plotë në 24 orë prej nga furnizohet 30% e qytetit.

Duke shfrytëzuar rastin të ju falënderojmë për mirëkuptimin që keni treguar ju konsumatorë të nderuar gjatë këtyre muajve të krizës së ujit, ju apelojmë që të kurseni ujin në maksimum dhe të respektohet Urdhëresa e lëshuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit nr 02/235 të dt 03.04.2019 për Kufizimin e Shfrytëzimit të Ujit të Pijshëm dhe vendimi i datës 14 qershor për shpalljen e gjendjes emergjente, me anë të cilave ndalohet keqpërdorimi i ujit të pijes për aktivitete si; Ujitja e kopshteve, larja e trotuareve, larja e automjeteve si dhe çdo formë tjetër e keqpërdorimit.

Eco Higjiena

Nëse hasni në rrjedhje të ujit, ju lutem kontaktoni ekipet tona kujdestare në mënyrë që t’i evitojmë ato, po ashtu nëse hasni në keqpërdorues të ujit njoftoni ekipet tona të inspektimin të cilat së bashku me inspektorët komunal dhe Policinë e Kosovës janë në inspektim gjatë 24 orëve.

Kompania është duke i zbatuar planet e reduktimeve ashtu që të bëjë furnizimin me ujë të konsumatorëve në mënyrë proporcionale dhe të barabartë.

Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për furnizim me autocistern mund të drejtohen pranë Zyrës për Konsumatorë në administratën qendrore ose përmes numrave tanë të telefonit. Për shkak të sigurisë ujin e autocisternave mos e përdorni për pije por vetëm për sanitari.

Në fund KRU “Hidromorava” Sh.A ju falënderon edhe njëherë për mirëkuptim thuhet në apelin e kryeshefit ekzekutiv Muhamed Suliqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.