Suksesi i Kompanisë “Shkodra Group” prezantohet nga televizioni gjerman ARD1

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Televizioni gjerman ARD1 i ka bërë një reportazh të gjatë mbi punën që bëjnë punëtorët e kësaj kompanie, vështirësitë në të bërit biznes dhe sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhmenti i kësaj kompanie. Nga takimi është folur edhe për mundësit e operimit më të madh në shtetin gjerman dhe më gjerë. “Shkodra Group” falë punës së saj ka arritur të depërtojë edhe në shtetet evropiane me prodhimet e saja.

Televizioni gjerman ARD1 ka përzgjedhur kompaninë gjilanase “Shkodra Group”, për të folur edhe për liberalizimin e vizave dhe për të parë nga afër procesin e prodhimit të dyerve dhe dritareve.

“Shkodra Group” është kompani e specializuar e cila merret enkas me prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe si rezultat i punës së mirë profesionale, prodhimet e kësaj kompanie kanë arritur të depërtojnë edhe në shtetet evropiane.

Gjatë bisedave gazetari Nikolaus Neumaier është njoftuar nga afër për kualitetin që ofron kjo kompani dhe për prodhimet për shtetet Evropiane.

Gjithashtu është biseduar edhe rreth liberalizimit të vizave për shtetin e Republikës së Kosovës.

KKVITI

Përgjatë këtij takimi, Neumaier është njoftuar edhe për kualitetet që i ofron kjo kompani gjatë prodhimit për shtetin e Kosovës dhe shtetet e ndryshme Europiane.

Përfaqësuesi i kompanisë zoti Sadik Sadiki dhe Drejtori Gjeneral, Zeqir Shkodra patën shkëmbime bisedash me përfaqësuesin e TV ARD1 për mundësi operimi më të madh në shtetin Gjerman dhe më shumë.

Zoti Neumaier i cili vizitoi shtetin e Kosovës për herë të parë, njoftoi se në të ardhmen priten vizita tjera si dhe mbështetje për shtetin e Kosovës në përgjithësi.

Zeqir Shkodra është ndarë i kënaqur nga ky takim dhe reportazhi që është publikuar në Gjermani. “Shkodra Group” ndryshe janë edhe kompania që kanë ndihmuar dhe ndihmojnë familjet nevojtare./rajonipress/