Mobi Casa

Suksesi i kardiologut kosovar në Gjermani, që dikur nuk u pranua në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Fatbardh Hasku tani u emërua kryemjek i Mjekësisë Interne në spitalin gjerman

E mërkurë, 28 Shkurt 2024 – 11:10albinfo.ch
Fatbardh Hasku është një mjek shqiptar nga Kosova me një përvojë të pasur profesionale.

Ai kishte tentuar disa herë të pranohej për të punuar si mjek në Kosovë, mirëpo konkurset papritur anulheshin dhe kësisoj Fatbardhi u detyrua të ndjeku një rrugë më të vështirë, atë drejt Evropës, shkruan albinfo.ch. Dhe, kjo rrugë iu shpagua duke u emëruar së fundi si mjek dhe duke ju ofruar specializime dhe shumë trajnime të ndryshme.

Sukseset e Fatbardhit në aspektin arsimor e çuan drejt klinikave të njohura gjermane.

Fundamenti

Fatbardh Hasku tashmë është punësuar që nga data 1.1.2018 si mjek specialist në mjekësi interne – kardiologji në klinikën tonë KJF Sankt Elisabeth.

Më parë, 34-vjeçari kosovar-shqiptar punonte në kardiologjinë e klinikës Ingolstadt. Ai përfundoi për specializmimin e mjekësisë interne në klinikën Ilm-Kreis-Arnstadt. Aktualisht, Dr. Hasku është në trajnimin mjekësor specialistik të kardiologjisë dhe së shpejti do ta fillojë atë.

Më 1 mars 2019 Dr. Hasku u emërua Kryemjek i Mjekësisë Interne. /Albinfo.ch