Eko Higjiena

Suksesi i jashtëzakonshëm me Shqipërinë – Sylvinho në mesin e selektorëve më të mirë në botë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sylvinho e bëri një punë të jashtëzakonshme me Kombëtaren shqiptare, të cilën arriti ta kualifikonte në Kampionat Evropian pas një kampanjë kualifikuese fantastike.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian, Kuqezinjtë arritën të përfundonin në vendin e parë në grup duke i lënë prapa Kombëtaret si Republika Çeke e Polonia, ndërkohë që e siguruan pjesëmarrjen e dytë historikë në Evropian, pas asaj të vitit 2016.

E kjo punë fantastike e ish-futbollistit të Barcelonës dhe të Manchester Cityt nuk është lënë pa u vërejtur as nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe e Statistikave të Futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

IFFHS e ka publikuar listën e 20 selektorëve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, ku ish-përfaqësuesi brazilian e zë një vend mjaft të kënaqshëm.

United Hospital

Më saktësisht, Sylvinho e gjen veten në vendin e pestë në këtë listë prestigjioze, duke lënë prapa emra të mëdhenj, përfshirë këtu edhe kampionin e botës me Argjentinën, Lionel Scaloni.

Përpara trajnerit brazilian gjenden vetëm Luis de la Fuente i Spanjës, Steve Clarke i Skocisë, Didier Deschamps i Francës dhe Gareth Southgare i Anglisë.

Më poshtë mund ta shihni listën e 20 përzgjedhësve më të mirë të vitit 2023 aktualisht, sipas IFFHS.

Më të mirët e vitit në secilën kategori, kjo e fundit do t’i zgjedhë në fund të muajit janar, si zakonisht, ndërsa juria përbëhet nga anëtarët e IFFHS-,së gazetarët sportivë dhe ekspertë të futbollit nga mbi 100 shtete të botës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.