RCCOLA

Suksesi i Italisë pasuron fjalorin e futbollit

/ 2 minuta lexim

Kiev – Rikthimi i Përfaqësueses së Italisë në majat e futbollit, ka bërë që fjalorit të këtij sporti t’i shtohen edhe një numër i fjalëve të reja.

Italia është kualifikuar në finalen e “Euro 2012” që zhvillohet të dielën (sot) në stadiumin e Kievit. Kundërshtare e Italisë në këtë finale do të jetë Përfaqësuesja e Spanjës. Arritja e Italisë deri në finale të “Euro 2012” ka befasuar gjithë opinionin për faktin se seleksionuesi Cesare Prandelli para udhëtimit në këtë turne është përballur me telashe të shumta.

“Calcioscommesse”

Eco Higjiena

Italia e nisi Evropianin nën një hije të zezë, me skandalin e kurdisjes së rezultateve në futbollin italian, të pagëzuar me emrin “Calcioscommesse”. Kjo bëri që shteti i Italisë, në veçanti skuadra përfaqësuese të përjetojë edhe një nënçmim para futbollit botëror dhe reputacioni i saj të vihet në dyshim.

Mbrojtësi Domenico Criscito u detyrua të heqte dorë nga vendi i titullarit, pasi një ditë para nisjes në “Euro 2012” u la jashtë listës. Prandelli mori një vendim të tillë, pasi dhoma e Criscitos u kontrollua nga policia, pasi lojtari ishte në mesin e të dyshuarve për kurdisje.

Ky ishte skandali i tretë që kaploi Italinë në historinë e futbollit. Mirëpo, këto skandale në të shkuarën kanë qenë sinjale të suksesit për Përfaqësuesen italiane. Pas skandalit “Totonero” në vitin 1980 dhe atij “Calciopoli” të vitit 2006, Italia pati fituar titullin e kampionit të botës.