Sukseset, sfidat dhe e ardhmja e KF”Drita” nga këndi i Besim Ismailit

Gjilan – Kryetari i bordit të klubit futbollistik Drita nga Gjilani z.Besim Ismaili flet një javë para mbylljes së sezonit vjeshtorë dhe rreth zhvillimeve të KF “Dritës”.I pari i bordit të KF “Drita” zoti Besim Ismaili vlerëson se ekipi ka mundur të arrijë më shumë në vjeshtë. Ai i bënë ftesë për bashkëngjitje në klub, flet për tifozët, referat, kritikët dhe shpreson në ligjin për sponzorizim.
Të gjithë jemi dëshmitarë të ecjes së KF Dritës që nga nisja e këtij sezoni e deri në fund. Unë si Kryetar i bordit dhe si një tifoz i flakët që prej viteve 90-ta, ndjek çdo zhvillim nga ana e kryesisë së klubit, tifozëve dhe në përgjithësi zhvillimet thotë Ismaili.
Megjithëse rezultatet nuk kanë qenë të pritura nga të gjithë ne, më duhet të them, se ne qysh në fillim të kampionatit kemi hy me ambicie jo të larta, synimi ynë ka qenë t’i ikim fundit të tabelës duke e ditur gjendjen financiare në klub. Gjithsesi tani një javë para mbylljes së sezonit vjeshtor ne mund të bëjmë një analizë rreth rrjedhave dhe normalisht nuk mund të themi se kemi arritur atë që kemi planifikuar. Posaçërisht dështimet si vendës, barazimi më Vllaznimin, Besën dhe Trepçën dhe si mysafirë humbja ndaj Vllaznimit dhe barazimi me Istogun janë mjaftë të dhimbshme dhe sillen afër diku 7 deri 9 pikë me të cilat ne kemi kalkuluar që në fillim. Por nuk duhet të harrojmë se patëm shumë ndryshime, si në kryesin e sapozgjedhur njëashtu u larguan edhe një numër i madh i lojtarëve. Por ne jemi të vetëdijshëm dhe të gjithë e dinë përbrenda ekipit se askush nuk planifikon dështim, por dështon në planifikim, kështu që duhet edhe më shumë punë dhe përkushtim. Nuk është vetëm punë fati, por fatin duhet ta kërkosh. Zoti i shpërblen ata që japin maksimumin, prandaj duhet edhe shumë punë për të arritur nivelin dhe rezultatet e dëshiruara.
Me gjitha vështirësitë financiare dhe premtime boshe qysh në fillim të kampionatit nga disa persona që sapo i morën frenat e klubit e që disa ende janë në klub, gjatë gjithë sezonit i trashëguam dështimet e tyre, kurse në përgjithësi me gjitha këto vështirësi që kemi patur si nga ana financiare njëashtu edhe me papërgjegjësinë e disa njerëzve që ende janë pjesë e klubit edhe për disa ditë ose orë, është bërë një punë e mirë në klub, duke u nisur nga menaxhmenti i klubit, deri tek stafi teknik e futbollistët. Të gjithë kanë patur një rrugë shumë të vështirë, edhe vetë unë, parasëgjithash si tifozë të flaktë, nganjëherë edhe harrojmë situatën reale dhe vështirësitë financiare në të cilat jemi duke hasur dhe nuk pajtohemi me realitetin duke akuzuar dhe kritikuar të tjerët.
Por unë si kryetar i bordit i bëjë thirrje të gjithë atyre që po na kritikojnë dhe akuzojnë të cilët në jetën e tyre nuk e din se si është me pague një biletë për me hyrë me shikue Dritën, t’i ofrohen klubit t’i hapin kuletat e mos të më vini aty me duar në xhepa, ose të sjellni ndonjë donatorë, do të krijohet e gjithë hapësira e KF “Dritës” për ju të nderuar që ju të vetë menaxhoni mjetet e klubit vetëm dhe vetëm që klubi ynë i zemrës të ecë drejt suksesit.
Besim Ismaili i kujton se në KF. Dritë nuk na duhen demagogë, profitera, injoranta, IT për mirëmbajtjen e internetit etj etj, ose vah-llai unë kam luajtur mirë futboll dhe
duhet me qenë këtu, nëse ke qenë futbollist apo trajner i suksesshëm dhe ke kualifikim-licencë eja dhe jep kontribut në klub, nëse nuk i ke kualifikimin dhe licencën, siguro mjete dhe bashkohu me klubin, ose së paku paguaje një biletë për hyrje njëherë në jetë, kontribuoni me diçka bile, se nuk është e drejtë të adresoni kritika pa argumente-fakte sa për ta njollosur opinionin për teke të dikujt. Unë e di që kritikat ndaj meje nuk kanë qenë dhe që emri im nuk është përmendur, por si do që të jetë duhet t’i lërni fjalët e çarshisë të bashkoheni miçë e armiq dhe të vini në klubin e qytetit, që të organizohet klubi sa më mire që është e mundur, koha po kalon, shpejt do vijë fillimi i sezonit pranveror dhe përmirësimet në skuadër do të vazhdojnë në çdo aspekt ashtu siç e ka shprehur tashmë bordi.
Derisa ekzistojnë mundësitë, sado që minimale të jenë, ne duhet të luftojmë për të realizuar qëllimin tonë. Fryma sportive na obligon për një qasje të tillë, pastaj u’a kemi borxh këtë të gjithëve, duke filluar nga tifozët e Dritës e deri te qytetari dhe së fundmi edhe vetvetes-familjes. Kush mendon ndryshe do t’a kisha larguar menjëherë prej mesit tonë. Por ne jemi gjithashtu real, nuk ëndërrojmë me sy të hapur. Jemi shumë të vetëdijshëm se është përkeqësuar mjaft mundësia shumë e dëshiruar, por nëse organizohemi mire, mundësitë i kemi. Thjesht dhe qartë, çdo ndeshje e ardhshme në pranverë duhet të fitohet që të kemi një shans për në mesin e tabelës, por njëkohësisht do të jemi të varur edhe prej rezultateve të ekipeve tjera duke patur parasysh sezonin pranveror dhe më problematik, se çdo lojë është si finale.
Kurse sa i përket referimit në përgjithësi, ne mundemi dhe duhet patjetër të jemi të kënaqur me referimin e treguar, duke parë se në ndeshjet ndërkombëtare, me sa investime, sa çipa në topa etj etj edhe prapë po ka gabime katastrofale, e kemi percjell Botërorin!!!. Nuk duhet të harrojmë se edhe arbitrat janë njerëz dhe unë personalisht kam respekt të madh për punën që ata bëjnë. Brenda një kohë shumë të shkurtër duhet të sjellin vendime për të cilat ne si tifozë edhe 4-5 përsëritje të xhirimeve duhet t’i shikojmë për të marrë vendimin e duhur. Prandaj këtë sezon kemi qenë më të butë ndaj arbitrave edhe pse sidomos në dy ndeshjet me Vllaznimin nuk na u kanë dhënë 2 penallti, një në Gjilan, tjetra në Gjakovë por sido që të jetë besoj se nuk kanë qenë me tendencë. Shpresoj që mos të ndihen të ofenduar Gjakovarët, kam respekt për t’a, të gjithë e dimë që kanë kulture të lartë dhe për atë i përmenda.
Sa i përket tifozëve, qysh në fillim kanë qenë të informuar për ambiciet e klubit, ne nga tifozët tanë kemi pritur të tregojmë respekt për ekipet mysafire, por jo t’i mbështesim më shumë mysafirët se sa ekipin tonë. Kur i duhen më shumë tifozët një ekipi? Atëherë kur për arsye të ndryshme loja nuk është në nivel, me brohoritje dhe mbështetje të pakompromis duhet t’ua ngremë moralin lojtarëve! E jo t’i ofendojmë vetëm pse kanë bërë një pasim të gabuar apo pse ka huq një rast për të shënuar! Edhe fitoret edhe humbjet janë pjesë e lojës! Nëse humbim, është diçka që u ndodh edhe ekipeve më të fuqishme botërore me investime ma të mëdha se buxheti i Kosovës, nuk duhet të fillojmë të gjuajmë me gjësende në terren, të ofendojmë, të pështyjmë duke menduar se secili është fajtor!
Mendoj se nuk kemi nevojë për të vetë-quajtur vetën tifozë, nëse i sjellin vetëm dëme dhe ulje reputacioni klubit. Dua të them, se fanela e Dritës sa është nder i madh, aq është edhe përgjegjësi e rëndë për tu mbajtur. Ne po planifikojmë të organizojmë një shkollë të fuqishme me lojtarë të cilët do të jenë produkt i shkollës tone, trajnerët e shkollës së Dritës janë me te vërtetë profesionist të mëdhenj, duke patur parasysh vështirësitë financiare. Kemi lojtarë të rinj mjaft kualitativ, me kapacitet të madh zhvillimi. Por, nëse lejojmë që ata lojtarë të luajnë me ekipin e parë, një gabim i vogël i tyre do të shkaktonte reagime të këqija nga tribunat, ofendime nga më të ndryshmet të cilat do të ndikonin vetëm negativisht tek lojtarët në përgjithësi.
Raste konkrete të kësaj natyre patëm mundësinë të shohim gati në çdo ndeshje, kur ekipi nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Çka bëjmë ne me këtë!? Që në fillim i humbim këta lojtarë të talentuar! Prandaj, apeloj te të gjithë tifozët tanë, të kemi më shumë durim, të tregojmë dashurinë dhe mbështetjen e vërtetë si tifozë, të tregojmë të gjithë kush janë ‘Intelektualët’ dhe tifozët e Dritës. Por besoj fort se këtë dashuri të jashtëzakonshme për klubin tonë, duhet ta ruajmë edhe në ato raste kur performanca e ekipit nuk është e kënaqshme – sepse në fund të fundit ne bashkë jemi një skuadër, NE JEMI DRITA, NE JEMI ME SHPIRT BARDH E KALTËR dhe secili ka rolin e vet gjatë ndeshjeve – kryesia, futbollistët, trajnerët, tifozët poashtu dhe gjithë ata që luajnë një rol në procesin e sportit. Duhet ë ndalemi bashkë dhe të ndajmë së bashku të mirat dhe të këqijat, të mbështesim njëri tjetrin. Kjo është ajo që i duhet Dritës tonë në rrugën drejt organizimit të një klubi me format evropian tha Besim Ismaili.
Uroj që qeveria e re të merret sa më shpejt që është e mundur me ligjin për sponsorët dhe sezonin pranveror të kemi një organizim të mire dhe të tregojmë lojëra të bukura ka thënë Ismaili./rajonipress/