ARKATANA

Sukseset e femrave shqiptare në Slloveni

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Femrat shqiptare, shembull pozitiv dhe inkurajues për integrim në jetën shoqërore dhe administrative në Slloveni.

Shqiptarja Arjonela Dedja, me origjinë nga Mati, së fundi është punësuar në organizatën ndërkombëtare “Qendra e Ekselencës për Financën-CEF”, me seli në Lubjanë, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka fituar kontratë me këtë organizatë, e cila prej më shumë se dhjetë vjetësh ka dhënë kontribut të shquar edhe për trajnimin e ekspertëve të financave e të sistemit bankar në Shqipëri.

Ndërkohë Shqipëria është anëtare e Bordit drejtues të kësaj organizate.

KKVITI

Kështu, Shqipëria nuk është vetëm konsumuese, por edhe ofruese e kontributeve të CEF.

Tashmë një numër jo i vogël vajzash e grash shqiptare po japin shembullin më pozitiv të integrimit e të kontributeve të tyre në Slloveni, në shumë fusha e sektorë, si në administratë, shkencë, mjekësi, konsulencë dhe angazhim në projekte integruese të gruas e të fëmijëve shqiptarë në shoqërinë sllovene, përfshirë edhe mësimin e gjuhës. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/femrat-shqiptare-shembull-pozitiv-dhe-inkurajues-per-integrim-edhe-ne-slloveni/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.