Fundamenti

Suharna shembull i aksioneve vullnetare

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Nga Fatmir Sopi – Kohëve të fundit, në Malësi të Bujanocit, pikërisht në Suharnën vendlindjen e veprimtarit të palodhshëm Sevdail Haziri, po realizohet ëndrra e kamotshme për rregullimin e infrastrukturës rrugore. Ne të gjithë e dimë se pa rrugë nuk ka jetë, por ata të pushteteve të mëparshme, pra edhe të atij aktual, nuk bënë asnjë hap për ta zgjidhur këtë problem jetik për banorët e kësaj zone malore.

Nuk mjaftonte për suharrnalitë vetëm asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë, ngase ata kishin nevojë që kjo vijë asfalti të lidhte vendbanimin e tij me atë të Bashkësisë Lokale, por që kjo mbeti në vullnetin e njerëzve të mirë për ta zgjidhur këtë problem infrastrukturor.

Në këtë drejtim doli si gjithmonë një veprimtar i shquar i kësaj Malësie nga Suharrna e ai është Sevdail Haziri, një afarist dhe humanist i përmendur nga këto anë, i cili personalisht dhe me ndihmën e farefisit grumbulloi ndihma të nevojshme për ta rregulluar rrugën që lidh këtë fshat me rrugën qendrore të Zarbicës.

Është, pra aksioni i Sevdës, ashtu siç kanë qejf ta quajnë ata që e njohin gjithandej, për të hyrë në histori, ngase me këtë veprimtari, ai, shpëtoi me mijëra hektarë tokë nga Serbia, punë që ju dha shpresë njerëzve për t’u kthyer në trojet e veta, për të mos i harruar varrezat e të parëve, për të frymëzuar pasardhësit tanë që vizitojnë vendlindjen, punë që ka shtuar gëzimin dhe nostalgjinë e gjitha gjeneratave brez pas brezi.

Jo vetëm kaq, me këtë punë Sevda, jep shembullin e një bamirësi të mirëfilltë, që tregon se fitimi i parave të tij në perëndim është hallall, pastaj me këtë punë, ai, ua ka zdritur fytyrat paraardhësve dhe pasardhësve të tij, për të cilin do të jenë krenar me ty përgjithmonë.

Me këtë punë jemi të bindur thellë se emri i Sevdës nuk do të harrohet asnjëherë, ngase me këto veprime, ai, po tregon se këto troje gjithmonë kanë qenë shqiptare dhe do të mbeten shqiptare. Emri i Sevdës për rregullimin e rrugës do të përmendet si ai i Doktor Ilaz Selimit, i cili e shiti gjithë pasurinë për rregullimin e rrugës së Malësisë së Bujanocit. Çdo kohë i ka heronjtë e vet të punës vullnetare. Puna vullnetare e Sevdës nderon edhe prindërit e vetë, të cilët prehen në paqe në botën e amshuar, pra me punën e tij krenohen edhe të gjallët edhe të vdekurit.

Me këtë punë vullnetare Sevda, ka ngjallur frymëzimin e mërgimtarëve për të investuar në vendlindje, me shpresat dhe dashurinë për kthim dhe integrim, meqë ata e kanë ndier vetën si mysafirë në Gjilanin, sidomos gjeneratat e lindur në vitit 1950-1990.

RCCOLA

Puna e Sevdës, po ashtu, kujton gjithë heronjtë e Malësisë, pa harruar edhe fatin tragjik të nxënëses Hanife Abdullahu, e cila i dha fund jetës së vet në lulen e rinisë për shkak presioneve se kishte shqyer fotografinë e Mareshalit Tito.

Rruga e Suharrnës, që u realizua me punën e Sevdës, parandaloi tokat e shtëpitë mos t’na mallkojnë, por t’na urojnë se për idaren dhe rriskun e mijërave e milionave njerëzve që do te vijnë pas neve, me një fjalë, ai, e fitoi Haxhin pa shkuar në Meke, po e ringjalli Mekën tonë e tuajën, duke kthyer shpresat për jetesë në këtë vendbanim malor, për të tymuar sërish oxhaqet e shtëpive dhe për të tingëlluar gëzimi dhe vaji i fëmijëve.

Me rregullimin e rrugës së Suharrnës, do të shtohen thirrjet e malësorëve, për mikpritje ooooo Sevdooo hajde bujrum, hajde rimë sonte se kemi mysafirë të respektuar e ju do të përgjigjeni poooo, pooo do të vijmë me kënaqësi, apo jo?

Me punën e Sevdës, do të brohoras Malësia nga britmat e njerëzve, bagëtive e makinave, do të tingëlloj zurna e daullja nëpër dasma, do të shtohen lindjet e do të shtohen miqtë e dashamirët, ashtu të bashkuar si kurrë më parë.

Po, pra me punën e Sevdës u mbyllet goja gjithë atyre që akuzonin Malësinë se i braktisën trojet e veta për interese personale, por me këtë aksion rrugor tregohet se sa kanë qenë të lënë padore malësorët, qoftë nga shteti e pushteti, duke mos përjashtuar edhe qeverisjen lokale të qeverisur nga vetë shqiptarët.

Puna e Sevdës lidhet edhe me bamirës të tjerë mërgimtarë dhe ata që jetojnë në këto vise si ajo e Asllan Asllanit e Bekim Ramadanit etj. Me historinë e kësaj punë mund të shkruhet një roman i tërë. Me këtë shkrim dua të falënderoj Sevdail Hazirin, për meritat e tij, me respektin më të madh, unë Fatmir Sopi, nga Zarbica, me punë të përkohshme në Islandë, kryetar i Shoqatës “Guri i Zi”./rajonipress/