Fundamenti

Suficit zëvendësministrash!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Katër apo pesë zëvendësministra pritet t’i ketë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila udhëhiqet nga ministri Shyqiri Bytyqi.

Në këtë dikaster qeveritar karrigen e zëvendësministrave tashmë e kanë zënë Muharrem Nitaj nga AAK-ja dhe Arbër Geci nga AKR-ja. Nga një post të zëvendësministrit në këtë Ministri pritet ta kenë edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK) dhe minoritetet.

Qeveria “Haradinaj”, përpos numrit të madh të ministrive, përkatësisht 22 sosh, pritet t’i ketë edhe rreth 50 zëvendësministra, transmeton zeri.info.

ARKATANA

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar Burbuqe Bakija – Devan zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje e ka zyrtarizuar Isni Kilajn zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, ndërsa AKR-ja e Behgjet Pacollit ia ka besuar postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë Granit Abdullahut, transmeton zeri.info.

Javë më parë zëvendësministër i Sigurisë është emëruar përfaqësuesi i PDK-së, Agim Çeku, Mustafë Grainca zëvendësministër i Financave, si dhe Izmi Zeka zëvendësministër i Punëve të Brendshme, të gjithë këta zyrtarë të PDK-së.Zeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.