UBT

Suela Kryeziu, nxënësja që i përloti të gjithë me poezinë kushtuar Mehmetali Behlulit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Suela Kryeziu e cila jeton në fshatin Roganë të Kamenicës në tubimin përkujtimor kushtuar dy dëshmorëve Mehmetali Behluli e Nysret Hajdari recitoi dhe interpretoi bukur një poezi kushtuar Mehmetali Behlulit, dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm filluan të qajnë.

Një poezi që del nga shpirti u recitua nga Suela Kryeziu të dielën në fshatin Dobërqan në nderim të dëshmorit Mehmetali Behluli.

Fundamenti

Suela e lindur (2003) në Gjilan, e cila jeton në fshatin Roganë komuna e Kamenicës dhe ka përfunduar klasën e dhjetë në Gjimnazin “Sejdi Kryeziu” drejtimi i shkencave natyrore në Roganë, me një sukses të shkëlqyer, performoi aq bukur, aq rrjedhshëm, me aq zemër e dashuri shpirtërore, sa të gjithë pjesëmarrësit filluan të qajnë.

Suela në fakt e kishte dajë Mehmetaliun, por thotë se gjithçka që bëri, e bëri me krenari e dashuri. “Unë e kam pasur dajë dhe krenohem tej mase me të, por edhe po të ishte dikush tjetër, do e recitoja ngjashëm sepse për mua të gjithë dëshmorët janë të barabartë. Recitimin dhe anën krijuese i kam të lindura” u shpreh Suela Kryeziu./rajonipress/