Suedia pritet ta ndihmojë Kamenicën në fushën e edukimit dhe administratës publike

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kreu i Kamenicës ka thënë se delegacionin nga Suedia e njoftova me të arriturat komunale, sfidat dhe projektet të cilat i kemi në proces, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe administratës publike.

Uji Dea

“Sot prita në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj.Karin Nernmarck Ahliny dhe zyrtarin politik në ambasadë z.Olle Ingvarsson, me të cilët biseduam për çështje që kanë të bëjnë me nivelin lokal e veçanërisht për planifikimin hapësinor dhe menaxhim të mbeturinave. I njoftova me të arriturat komunale, sfidat dhe projektet të cilat i kemi në proces, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe administratës publike” ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/