Fundamenti

Suedia dëshiron ta dëbojë 18 vjeçarin nga Kosova drejt Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Altin Vitia i sëmur nga zemra, rrezikon të dëbohet nga Suedia drejt Serbisë

Altin Vitia nga Kosova, është bërë temë e mediave suedeze për shkak të problemeve me leje qëndrim atje, raporton albinfo.ch.

Para katër viteve, 18 vjeçari i ishte nënshtruar një transplantimi të zemrës, por nuk ka arritur që të sigurojë një leje qëndrim, dhe për këtë shkak shteti suedez dëshiron që Vitian ta dërgojë në Serbi për qëndrim të mëtutjeshëm në Serbi, ku edhe mund të trajtohet.

Në Kosovë për shkak që nuk janë kushtet e përshtatshme për kujdes, nuk mund të dërgohet.

Menaxheri për Komunikim i Agjencisë Suedeze të Migracionit, Fredrik Bëngtsson ka thënë se ka një marrëveshje midis vendeve dhe një qytetarë i Kosovës, mund të bëhet qytetarë i Serbisë, përcjellë albinfo.ch

ARKATANA

Në lidhje me vendimin e Bordit të Migracionit e habitur ka mbetur ekspertja e Ballkanit, Jessica Giandomenico.

“Asnjë shqiptar i Kosovës nuk do të kërkojë kujdes në Serbi nëse nuk keni kontakte të mira”, u shpreh ajo.

Ambasada e Kosovës në Suedi ka kërkuar nga Vitia që të mos udhëtoj në Serbi pasi nuk pranohet pasaporta e Kosovës.

Ndërsa mjekët që kujdesën për të nuk janë në dijeni për këtë vendim të Bordit të Migracionit. Ata kanë paraqitur një kërkesë për të ndaluar largimin e 18 vjeçarit.

https://www.albinfo.ch/suedia-deshiron-ta-deboje-18-vjecarin-nga-kosova-drejt-serbise/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.