GRANDEMALL

Subvencionohen Organizatat, shoqatat e klubet sportive nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të kontratave për subvencionimin e Organizatave dhe shoqatave nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që veprojnë në komunën e Vitisë.

Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili duke uruar përfaqësuesit e OJQ-ve, theksoi se Komuna e Vitisë, në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë projektet të cilat kanë dhënë frytë e rezultate të mira.

“Shpresojmë e besojmë shumë që edhe kjo mbështetje, ky subvencionim, do të ndikoj që rezultatet tuaja të jenë evidente dhe ta pandalshme edhe në të ardhmen. Kultura, rinia e sporti, gjithnjë komunën tonë e kanë renditur lartë në vlerësime jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë kufijve të saj. Andaj, ju uroj për rezultate e suksese të reja”, u shpreh Haliti.

FIDANISHTJA

Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, bëri të ditur se janë 27 Organizata, shoqata e klube sportive përfituese nga 31 sa kane aplikuar dhe se vlerësimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare është bërë nga Komisioni Komunal dhe atë në përputhje me Rregulloren për Subvencione të Komunës së Vitisë.

Ai po ashtu ka theksuar se komisioni ka qenë i përkushtuar që të bëjë një gjithë përfshirje sa i përket gjitha atyre që kanë aplikuar, kuptohet në bazë të kritereve të përcaktuara për aplikim sipas rregullores në fjalë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.