RCCOLA

Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët

/ 2 minuta lexim

Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian (BE).

Afati për aplikim është 60 ditë kalendarike, pra deri më datën 22 nëntor 2023.

Ministria bën të ditur se qytetarët që kanë përfituar më herët nga thirrjet për subvencionim, nuk mund të aplikojnë tani, transmeton Telegrafi.

Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionimin e pajisjeve efiçiente duke klikuar në këtë LINK.

Pajisjet efiçiente për ngrohje përfshijnë:

Pompë termike;

Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);

Stufa individuale me biomasë.

Hidromorava

Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është tridhjetë përqind (30%) e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €.

Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është dyzet përqind (40%) e vlerës investive, apo deri në 400.00 €.

Për prindërit vetushqyes gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.

Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionohet gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.

Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor
Lexo po ashtu
Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 1200.00 €.

Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është shtatëdhjetë përqind (70%) e vlerës investive dhe deri në 435.00 €.

Për prindërit vetushqyes nëntëdhjetë përqind (90%) e vlerës investive dhe deri në 560.00 €.

Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionohet nëntëdhjetë përqind (90%) e vlerës investive dhe deri në 560.00 € /Telegrafi/