UBT

Subvencionimi i policës kufitare për mërgatën, Kurti: Si çdo verë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët.

Lidhur me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pohuar se Kosova i pret krahë hapur bashkatdhetarët, transmeton Telegrafi.

“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, ka pohuar kryeministri.

Më tej ai u ka uruar pushime të këndshme në Kosovë.

ARKATANA

Ndryshe, të premten, ministri i Financave, Hekuran Murati së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, guvernatorin Ahmet Ismaili dhe BKS-në, kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.