Eko Higjiena

Subvencionimi i librave, MASHTI tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, si dhe nga vendet tjera të banuara me shqiptarë, të cilët kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për tekste mësimore dhe materiale shkollore.

Sipas njoftimit të MASHTI-t, thuhet se qytetarët në Kosovë nga këto rajone, të cilët për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Kosova, thotë se platforma e-Kosova është e ndërlidhur me Regjistrin e Personave me Leje Qëndrimi.

“Për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte: Numri i leje qëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës.

Mobi Casa

Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të leje qëndrimit.

Pasi të jenë përmbushur këto dy kushte, aplikimi në platformën e-Kosova do të mundë të realizohet me sukses.

Për çdo paqartësi ose për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi të kontaktoni institucionet përkatëse ose të vizitoni faqen zyrtare të MASHTI-it”, ka njoftuar MASHTI.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.