RCCOLA

Subjekt që gjendet në zemrën e çdo shqiptari

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, është falënderuese e të gjithë atyre që i kanë besuar dhe e kanë mbështetur për një kohë të gjatë këtë subjekt, duke e përkrahur edhe në kohët më sfiduese të saj, prandaj PD u është gjithmonë mirënjohës pa dallim, dhe kërkon nga të gjithë të kontribuojnë për vendin, ngase kjo rrugë e synimeve tona të përbashkëta është e mundimshme, por e arritshme.

Postimi i plotë i Partisë së Drejtësisë

Në Republikën e Kosovës kemi një subjekt politik, i cili nuk bën kompromise me parimet e saj, që i ka të shkruara dhe të njohura publikisht.
Subjekt që nuk është i ndikuar nga lideri, atë e mbajnë parimet, subjekt që është në zemër të secilit qytetar, ndoshta edhe pa dijeninë e tij, ngase elementi i të qenurit i moralshëm, tradicional dhe patriot, kombëtar dhe fetar, humanist dhe familjar, dijetar, lexues dhe shkrimtar, menaxher dhe punëtor apo çfarëdo aktiviteti që i shërben vetës së tij apo shoqërisë në përgjithësi, të obligon të jesh kontribuues kur vendi kërkon, dhe si të tillë bashkë me PD-në po kthehen në vendin ku e meritojnë të jenë.

Uji Dea

Shtetndërtimi dhe atdhedashuria janë dy rrugët kryesore që ndjek ky subjekt politik. Partia e Drejtësisë për synim ka të arrijë menaxhimin e sistemit qeverisës, të ngrisë kapacitetet e saja në mënyrë graduale por të sigurtë, me kuadro që nuk bëjnë lajka, me njerëz të këtij vendi që drejtësinë e kanë në shpirtë dhe duan ta shohin vendin të integruar dhe fuqizuar si asnjëherë më parë, ta rrisin besimin e qytetarëve te ky subjekt, pasiqë shpëtimi i vetëm për qytetarët e kosovës janë personalitetet me integritet të lartë moral dhe etik, që dijnë të menaxhojnë me vendin, duke patur frikën së pari nga Zoti e më pas edhe përgjegjësisë që kanë marrë nga vetë qytetarët.

Në këtë subjekt po punohet shumë në programin e saj qeverisës, pasi që ky subjekt për zgjedhjet e ardhshme tanimë ka edhe kandidatin e saj për Kryeministër Prof.dr. Ferid Agani. Në këtë rrugëtim të përbashkët pritet të ketë mbështetje edhe nga shumë intelektualë dhe personaliteteve me emër dhe ndikim në Republikën e Kosovës, dhe të bashkuar të kontribuojnë për të ngritur mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin ekonomik e shoqëror, që për një kohë të gjatë i ka munguar.

Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, është falënderuese e të gjithë atyre që i kanë besuar dhe e kanë mbështetur për një kohë të gjatë këtë subjekt, duke e përkrahur edhe në kohët më sfiduese të saj, prandaj PD u është gjithmonë mirënjohës pa dallim, dhe kërkon nga të gjithë të kontribuojnë për vendin, ngase kjo rrugë e synimeve tona të përbashkëta është e mundimshme por e arritshme thuhet në njoftimin e Partia e Drejtësisë Dega në Gjilan./rajonipress/