ARKATANA

Suad Kryeziu fitues i vrapimit “Gjilani 2013”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Në vrapimin e qytetit “Gjilani 2013” që mbahet për nder të demonstratave të vitit 1981 fitues i vendit të parë doli Suad Kryeziu nga seniorët dhe Gresa Bakraqi nga senioret.

Qyteti i Gjilanit edhe njëherë ka organizuar për mrekulli vrapimin “Gjilani 2013” që i dedikohet demonstratave të viti 1981. Para se të niseshin vrapuesit, Veton Nevzati drejtor për kulturë , rini e sporte tha se ky vrapim është mënyra më e mirë se si do të duhej të kujtohet vepra e studentëve të vitit 1981.

Këtë ngjarje e ka përshëndetur edhe Halil Sylejmani kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.

Vrapimi është zhvilluar në shtegun e gjatë 11300 metra për senior dhe seniore, për juniore 4300 dhe pionier 2000 metra, kurse veteranët 4300.

I pari nga ky shteg në kategorinë e seniorëve doli Suad Kryeziu nga klubi atletik Rogana i cili vrapoj për 38.07 minuta kurse në seniore Gresa Bakraqi për 47.03 sekonda.

Vendi i dytë për senior i takoj Xhavit Tahirit nga Mitrovica, vendi i tret i takoj Lumbardhë Shalës nga Podujeva. Kurse në kategorinë e senioreve vendi i dytë i takojë Arbenita Raca nga Podujeva dhe vendi i tretë Fjolla Mërgata nga Peja.

Mobi Casa

Në kategorinë e juniorëve dolën këto rezultate: Shkurte Shala vendi i tretë Podujeva, Antigona Shala vendi i dytë nga Podujeva, Brikena Bakraqi vendi i parë Pejë.

Në kategorinë e juniorëve : Leutrim Ibrahimi vendi i tretë – Prishtinë, Florim Begaj Malishevë vendi i dytë dhe Valentin Sadiku vendni i parë nga Mitrovica.

Në kategorinë e pioniereve dolën këto rezultate. Vendi i parë i takojë Rita Hajdinit nga Podujeva, vendi i dytë Laura Hyseni nga Mitrovica dhe vendi i tretë Albana Seferi nga Mitrovica.

Në kategorinë e pionierëve dolën këto rezultate: Vendi i tretë i takoj Irfan Krasniqit nga Prishtina, vendi i dytë Qëndrim Hotit nga Malisheva dhe vendi i parë Qlirim Hysenit nga Mitrovica.

Në mënyrë solemne kupat ua dorëzuan fituesve Veton Nevzati, Bali Sahiti, Zenun Pajaziti, dhe Halil Sylejmani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.