HW

Studio Ndërtimtarinë në UBT, punësohu menjëherë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova është në fillet e ndërtimit të objekteve të larta, si dhe, ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, njëherësh edhe ndërtimin e autostradave që lidhin vendin me shtetet fqinje e me vendet evropiane. Por, për t’u specializuar dhe për t’u përgatitur profesionalisht atyre u duhen studime cilësore dhe trajnime ndërkombëtare në këtë fushë.

Duke qenë kështu, UBT ofron programin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë, ku praktikohet me standarde të larta evropiane. Në këtë departament ligjërojnë profesorë vendor si dhe ndërkombëtarë, ku janë të kualifikuar në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë ofron edukim profesional në gjitha specializimet, derisa, programi ka për qëllim që të dalin ekspertë të kësaj lëmie.

Uji Dea

Ndërkohë studentët e këtij drejtimi, të cilët qasen lehtësisht në tregun e punës, karrierën e tyre mund ta zhvillojnë si menaxherë të projekteve infrastrukturore, projektues të rrugëve, projektues të objekteve hidroteknike, analistë të konstruksioneve, mbikëqyrës të punëve etj.

Vlen të theksohet fakti se mbi 95 për qind e studentëve, përfshirë nivelin bachelor dhe master, janë të punësuar në kompani vendore si dhe ndërkombëtare.

UBT vazhdon të mbetet lider në programet që i ofron, ngaqë, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, ka përvojë shumëvjeçare në dhënien e arsimit profesional në nivel evropian dhe më gjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.