Fundamenti

Studimi: Kanceri është një fat i keq, nuk varet nga mënyra e jetesës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në të shumtën e rasteve disa lloje të sëmundjes së kancerit janë thjesht fati i keq. Shfaqja e tyre në kokë, qafë dhe në vezore nuk është si pasojë e stilit të të jetuarit, të ushqyerit dhe stresit, por një gabim që ndodh në ADN, kur qelizat ndahen gjatë jetës së një njeriu në moshë mesatare.

ë këtë përfundim arritën kërkuesit e Universitetit Amerikan të Mjekësisë John Hopkins në Shtetet e Bashkuara. Në studimin e prezantuar në revistën “Science”, “Shkenca”, kërkuesit thonë se grumbullimi i mutacioneve, gjatë transferimit të gabuar të informacionit nga një qelizë në tjetrën, rrit rrezikun e rritjes së qelizave në mënyrë të pakontrolluar.

Uji Dea

Kjo sipas tyre është shkaku i kancerit, një e dhënë që deri më tani nuk ishte e njohur për mjekësinë. Kjo tezë e diskutueshme hedh poshtë shumë studime që vlerësojnë se shkaktarët e tumoreve janë stili i jetesës dhe stresi.

Në këtë studim nuk janë të përfshira kanceri i fytit, tiroides, mushkërisë, melçisë dhe zorrës së trashë që si shkaktare njohin mënyrën e jetesës, ndërsa për rastet e tjera është thjesht fati i keq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.