RCCOLA

Studimi i ri, vezët si ilaç kundër hipertensionit

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Për të ulur tensionin, në qoftë se ju nuk keni probleme me kolesterolin, ju mund të provoni të integroni vezët në dietën tuaj. Kjo është këshilla që del nga rezultatet e një studimi të kryer nga një grup i studiuesve në Universitetin Clemson në bashkëpunim me Universitetin Jilin. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në National Meeting & Exposition of the American Chemical Society (New Orleans – maj 2013). Studimi u botua edhe në Revistën e Bujqësia dhe Kimia e Ushqimit.

Pas këshillës së përdorimit të uthullës në rast të sheqerit të lartë në gjak tani vjen një sugjerim i ri mbi si të kontrollohen vlera të caktuara të shëndetit me anë të ushqimeve. Albumina e vezëve (pjesa e bardhë) ka një peptid të veçantë, të quajtur RVPSL, i cili ndihmon për të ulur presionin e gjakut.

Vezët pra, mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata njerëz që vuajnë nga hipertensioni. Dr Zhipeng Yu, koordinator i studimit, shpjegon se konsumi i vezëve ka pak a shumë të njëjtin efekt si Captopril, një droge të përdorur në trajtimin e hipertensionit të butë ose të moderuar.

Falë testimeve të bëra mbi minj laboratorikë, hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin se 50mg të RVPSL janë po aq efektive sa 10 mg Captopril. Nga analizat u zbulua se peptidet RVPSL ndikojnë, pa efekte të dukshme toksike që mund të japë përdorimi i ilaçeve, mbi një enzimë të veçantë: enzima e cila konverton angiotenzinën e njohur edhe si ACE (akronimi në anglisht). Enzima e konvertimit të angiotenzinës ndikon në sistemin kardiovaskular duke ndryshuar nivelet e presionit.

Bazuar në këto të dhëna të reja, e verdha e vezës ka efekte të ngjashme me ilaçet ACE-frenues, një familje e barnave të përdorura në trajtimin e hipertensionit, të post-infarktit të miokardit dhe të mosmjaftueshmërisë kronike të zemrës. Zhipeng Yu shpjegon se tani ata do të vazhdojë të hetojë benefitet e mundshme për shëndetin e njeriut që vijnë nga konsumi i vezëve.

Në të kaluarën, njerëzve që vuanin nga hiperkolesterolemi (kolesteroli i lartë), u është sugjeruar që të mos hanë vezë, kjo këshillë sot është rishikuar, të paktën pjesërisht. Përveç rasteve të veçanta, edhe njerëzit të cilët kanë një nivel të lartë të kolesterolit në gjak mund të konsumojnë 2-3 vezë në javë. Në raste të tjera, ju mund të hani vezë edhe 4 herë në javë. Indikacionet e reja janë gjithashtu një pasojë e vezëve në treg sot, të cilat në fakt përmbajë më pak kolesterol sesa në të kaluarën. Një “përmirësim” i arritur për shkak të vëmendjes më të madhe në ushqimin e pulave.

Lëngu i limonit

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e lëngut të përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Në të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, për këtë arsye mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. Megjithatë, limoni nuk rekomandohet vetëm nëse dhimbjet e kokës janë si pasojë e tensionit të lartë, por edhe nga faktorë të tjerë. Për lehtësimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjekët këshillojnë lëngun e limonit, të cilin mund ta shtoni me ujë, në rast se nuk e pini dot siç është.

Edhe në sëmundjet me temperaturë të lartë dhe që shoqërohen me etje dhe pakësim të urinës, lëngu i limonit ka dhënë efektin e dëshiruar. Pirja e menjëhershme e lëngut ul hipertensionin, normalizon dhe qetëson të sëmurin. Për këtë qëllim, mund të përdoren edhe lëkurat e thata të limonit, të cilat, pasi hidhen në një sasi të vogël alkooli, lihen për 8 ditë dhe nga masa e përftuar merren 20 pika që tretën në ujë. Mjekimi me lëkurat e limonit ka dhënë efekte të menjëhershme në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Në formë gargare, lëngu i përftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me ujë, rekomandohet edhe për infeksionet e gojës.

Në acarimet e mishrave të dhëmbëve, si dhe për të ndalur gjakrrjedhjen, specialistët këshillojnë të bëhet gargarë me lëngun e limonit, disa herë në ditë. Limoni është i pasur me vitaminë C, vitaminë që parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjinë. Gjithashtu, gargara me limon shërben në qetësimin e fytit të skuqur dhe pakëson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.

Gjethet e rrushit të zi

Hidromorava

Gjethet e rrushit të zi kanë dhënë një ndihmese të përsosur për problemet e qarkullimit të gjakut. Si për shembull, këmbët e rënda e të fryra, varicet, hemorroidet, qarkullim jo i rregullt i gjakut, etj. Këto gjethe përmbajnë një substancë që quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyrën e kuqe gjatë stinës së vjeshtës. Kjo substancë ka për karakteristikë aktivitetin vitaminoz të substancës “P”, e cila rrit ndjeshëm rezistencën dhe tonikun e venave e të arterieve. Për këtë rekomandohet që gjethet e thara të rrushit të zi të lihen në ujë të valuar përgjatë 5 deri në 10 minuta.

Vera e kuqe

Një mënyrë tjetër për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës është pirja e verës së kuqe. Ndërkohë, shkencëtarët britanikë kanë zbuluar arsyen përse vera e kuqe parandalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ata thonë se kjo realizohet pikërisht nga një lëndë kimike natyrore që ndodhet në verën e kuqe dhe që pakëson rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut. Kjo substancë quhet Polifenols dhe ajo gjendet në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq.

Pasta me vaj ulliri dhe hudhër për të ulur tensionin
Hudhra për të ulur tensionin

Shëndeti fillon në tryezë, një pjatë pasta me vaj ulliri dhe hudhër nuk është vetëm një pjatë e parë e shpejtë për të përgatitur, por gjithashtu ndihmon për të ulur tensionin. Një studim i ri, i kryer në Universitetin e Adelaide (Australi), nxjerr në pah edhe njëherë përfitimet e hudhrës. Megjithatë, studiuesit shpjegojnë se ka dallime dhe bën më mirë për tensionin e gjakut hudhra e vjetruar. Rezultatet e studimit u botuan disa javë më parë në Maturitas (Hudhra e vjetruar ul tensionin e gjakut tek pacientët me hipertension të pakontrolluar: një test rastësor i kontrolluar – Qershor 2010 -)

Për shumë mjekë hudhra është një aleat i vlefshëm për shëndetin tonë: ajo mund të përdoret si një antibiotik natyral, rekomandohet për njerëzit me presion të lartë të gjakut, ul sheqerin në gjak, ul kolesterolin dhe trigliceridet, është një antikërpudhë per Kandidën, kundër krimbave, ajo është gjithashtu e dobishme për arterosklerozën, shqetësimeve të mëlçisë dhe çrregullimeve të tëmthit. Studimi i kryer nga hulumtuesit australian është fokusuar mbi efektet e hudhrës mbi presionin e gjakut.

Dr Karin Ried, koordinatore e studimit, tha se gjetjet janë rezultat i një studimi të bërë në 50 njerëz të moshuar me hipertension. Vullnetarët ishin të ndarë në dy grupe, njëri prej grupeve për 12 javë do të integronte hudhrën e thatë në dietën e tyre, ndërsa tjetrit i është dhënë një placebo. Pas tre muajsh të gjithë vullnetarët iu nënshtruan analizave klinike.

Rezultatet ishin shumë interesante, vullnetarët të cilët kishin integruar hudhër e vjetruar kishin një mesatare presionit sistolik të gjakut prej 10.2 mmHg, më të ulët se grupi i kontrollit (vullnetarë të cilët kanë marrë placebo).

Përmes këtij studimi, shkencëtarët donin të vlerësonin dobishmërinë aktuale që i atribuohet hudhrës nga mjekësia popullore, dhe sipas Dr Reid testi është kaluar por me disa rezerva. Integrimi i hudhrës ka reduktuar presionin e gjakut nën pragun e hipertensionit, megjithatë, për të maksimizuar efektet duhet konsumuar hudhër e vjetruar.

Ekspertët shpjegojnë se hudhra pluhur ka një efekt të zbutur, kjo vjen për shkak se hudhra e vjetruar është më pak e qëndrueshme dhe nuk është e lehtë të përcaktohet sasia e dozës merret. Hudhra e vjetruar përgatitet nëpërmjet një procesi të veçantë i cili ruan vetitë, në të kundërtën, vaj i hudhrës nuk përmban përbërësit aktiv dhe për këtë arsye është i paefektshëm kundër hipertensionit.