ARKATANA

Studimi i ri thotë se QUMËSHTI dhe DJATHI nuk iu shëndoshin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sipas një studimi kinez, një gotë me qumësht në ditë ul me 16% rrezikun e shtimit të peshës trupore, duke akumuluar yndyrën.

Shpesh të akuzuara se shtojnë rrezikun e obezitetit, qumështi dhe djathërat kanë qenë më shumë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Ky është përfundimi që del nga një studim në Kinë në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Qindaos dhe të publikuar në revistën “Annals of Epidemiology”.

Sipas shkencëtarëve, për çdo 200 gram qumësht të konsumuar në ditë (rreth një gotë), rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe të rriturit.

Ekspertët kanë analizuar të dhënat e mbi 30 studimeve të publikuara edhe më parë mbi konsumin e qumështit dhe derivateve të tij dhe rrezikun e obezitetit. Shqyrtimi i të dhënave tregoi se në kundërshtim me atë që është thënë më shpesh në të shkuarën, djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit.

Uji Dea

Sipas autorëve, bëhet fjalë për një rezultat domethënës që mund të ketë një ndikim të vërtetë mbi frontin e shëndetit publik.

Kalciumi ju bën të humbni në peshë – Studimet e mëparshme, kanë treguar se doza të mjaftueshme të kalciumit, kanë lidhje me humbjen e peshës trupore.

Në një studim të bërë në Brazil, për shembull është vërejtur që sasia e kalciumit që merret me ushqimin, ishte në përgjithësi shumë më e ulët se sa dozat e rekomanduara. Jo vetëm: kush konsumon pak ushqime të pasura me kalcium, është shpesh obez ose mbipeshë.

Yndyra “të larguara” – Sipas komunitetit të shkencëtarëve, shpjegimet e lidhjes mes nivelit të kalciumit dhe peshës së trupit, mund të jenë kryesisht dy.

Një pjesë e lartë e këtij elementi, mund të inkurajojë përdorimin e yndyrave me qëllim energjetik, që një konsum i përshtatshëm i kalciumit, do të pengonte absorbimin e acideve yndyrore në zorrë, e cila në këtë mënyrë do të ishte larguar nga trupi në sasi të mëdha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.