FIDANISHTJA

Studimi i fundit: Ëmbëlsirat dëmtojnë kujtesën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pavarësisht moshës, të gjitha ëmbëlsirat që kanë përmbajtje yndyre, dëmtojnë kujtesën tonë.

Një studim i kryer me 1000 persona mbi peshë, të moshës nën 45–vjeç, nxori në pah problemet që shkakton konsumimi i biskotave apo ëmbëlsirave me përmbajtje yndyre.

Eco Higjiena

Shkencëtarët kanë zbuluar se yndyrat që gjenden te biskotat, ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, mund të kenë një efekt të dëmshëm për kujtesën.

Studimi vërtetoi se personat që konsumonin yndyrë, kishin rezultate më të dobëta në testet e realizuara për kujtesën, sesa ata që i qëndronin larg konsumimit të këtyre ushqimeve.