ARKATANA

Studimi: Bajamet mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve, sa duhet të hani

/ 3 minuta lexim
HW

Ndër frutat e thata, bajamet janë më të njohura në botë. Ato janë shumë ushqyese dhe të pasura me yndyrna të shëndetshme, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Janë të shijshme për t’u ngrënë, por rezulton se janë të mira për përmirësimin e shëndetit, kur bëhet fjalë për përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ky rezultat vjen nga studiuesit e ‘King’s College’.

Kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit të zorrëve, ekspertët e dietave shpesh sugjerojnë të provoni ushqime probiotike, si kosi dhe ‘kimchi’. Megjithatë, mund të ketë një ushqim tjetër për t’i shtuar kësaj liste – bajamet.

Studiuesit nga ‘King’s College’ në Londër kanë hetuar ndikimin e bajameve të plota dhe të bluara në përbërjen e mikrobeve të zorrëve. Ata zbuluan se ngrënia e një grushti bajame çdo ditë rrit ndjeshëm prodhimin e butiratit, një acid yndyror që promovon shëndetin e zorrëve.

“Një pjesë e mënyrës në të cilën mikrobiota e zorrëve ndikon në shëndetin e njeriut është përmes prodhimit të acideve yndyrore, siç është butirati”,- tha autori kryesor, profesor Kevin Whelan. “Këto molekula veprojnë si një burim karburanti për qelizat në zorrën e trashë. Ato rregullojnë thithjen e lëndëve të tjera ushqyese në zorrë dhe ndihmojnë në balancimin e sistemit imunitar”.

ARKATANA

Për studimin, ekipi rekrutoi 87 të rritur të shëndetshëm, të cilët tashmë po hanin më pak se sasia e rekomanduar e fibrave dietike dhe që konsumonin ushqime tipike jo të shëndetshme. Për katër javë, një e treta e grupit i ndryshuan ushqimet e tyre në 56 gram bajame të plota në ditë, një e treta e dytë në 56 gram bajame të bluara në ditë dhe e treta e fundit në ‘muffins’.

Prandaj, studiuesit zbuluan se butirati ishte dukshëm më i lartë tek ata që hanë bajame, në krahasim me ata që konsumuan muffins.

“Testimi tregoi se ngrënia e bajameve të plota dhe të bluara përmirësoi dietën e njerëzve, duke pasur konsum më të lartë të acideve yndyrore të ngopura, fibrave, kaliumit dhe lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme në krahasim me grupin e kontrollit”,- shtuan autorët.

Rezultatet e plota të studimit janë publikuar në ‘American Journal of Clinical Nutrition’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.