Hidromorava

Studentja Saranda Krasniqi punësohet në UBT

/ 2 minuta lexim
HW

Saranda Krasniqi është studentja e radhës e cila është punësuar në UBT. Saranda ka studiuar në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, ku nga aty ka marr praktikat më të mira nga ekspertë dhe profesionistë të fushës së gazetarisë.

Talenti dhe dëshira e saj për fushën e gazetarisë bëri që ajo të zgjedhë Median dhe Komunikim në UBT dhe sot ajo të bëhet pjesë e saj. Vlerësimet e larta që ajo kishte marrë nga të tjerët për UBT-në, i kishin ndihmuar asaj që të përzgjedhë institucionin që do t’i ndihmojë asaj në formimin akademik e profesional.

“Kam vendosur të studiojë në UBT, pasi kam dëgjuar shumë nga shoqëria duke e vlerësuar si një institucion të lartë të arsimit, ndër më të mirët në vend, e më pas duke hulumtuar sado pak mbi sukseset që kanë arritur personat në fushën që isha e interesuar”, ka thënë Saranda.

ARKATANA

Ajo tani është punësuar në Radio Campus, ku aty punon në cilësinë e gazetares, teksa është edhe prezantuese e emisionit të mëngjesit “Campus AM”. Saranda thotë se UBT i ka ofruar kushtet e nevojshme për të zhvilluar veprimtarinë e saj në fushën e gazetarisë.

“UBT më ka ofruar kushte dhe mundësi shumë të mira për punën praktike si dhe për zhvillimin e teorisë. Pajisjet teknike të kohës së fundit të cilat gjenden në UBT, na kanë dhënë një shtysë tjetër për t’u zhvilluar në fushën e masmedias”, ka thënë ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.