RCCOLA

Studentja nga Turqia, Enfal Sena Atalay, është duke vazhduar studimet për një semestër në UBT

/ 3 minuta lexim

Studentja e programit Marrëdhënie Ndërkombëtare në Bolu Abant İzzet Baysal University, Enfal Sena Atalay, është duke vazhduar studimet në Fakultetin Shkenca Politike në UBT, në kuadër të programit Erasmus+.

Përzgjedhjen e UBT-së si institucion për të vazhduar studimet për një semestër ajo e ka bërë për faktin se UBT sipas saj është institucion që u ofron shansin studentëve që të jenë udhëheqës, duke iu siguruar një të ardhme premtuese.

“Zgjodha UBT-në sepse doja të bëhem lidere, doja të jem pjesë e një institucioni të njohur ndërkombëtar sepse doja që të shumëzoja mundësitë e mia përgjatë kohës sa jam në universitet. Aplikimi në këtë institucion të arsimit të lartë është shumë i vlefshëm për mua sepse besoj se do të pasuroj fuqishëm të ardhmen time të studimeve dhe të ardhmen profesionale”, ka thënë Atalay.

Përmes këtij shkëmbimi studentor ajo pret njohuri të reja dhe praktika të njohura ndërkombëtare të cilat janë nga më të ndryshmet në UBT, e që do i kontribuojnë jashtëzakonisht shumë zhvillimit të saj akademik e profesional në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Hidromorava

“Pres të mësojë gjëra të ndryshme, takime me njerëz të rinj dhe të ndryshëm, kultura të ndryshme, si dhe stile të ndryshme të jetesës. Përderisa do të gjej kohë edhe për argëtim, do të mësojë shumë edhe për nga aspekti i gjuhës dhe kulturës, vizitojë vende dhe qytete të reja, e që me një universitet të suksesshëm në CV-në time do të më bëjë më të kërkuar në tregun e punës”, ka thënë studentja e programit Marrëdhënie Ndërkombëtare në Bolu Abant İzzet Baysal University, Enfal Sena Atalay.

Enfal, Kosovën e sheh si një vend me një histori të thellë e të rrënjosur, me një pozitë shumë të rëndësishme gjeografike, si dhe një kulturë të ngrohtë e me përvoja në çështje shumë të rëndësishme të politikave rajonale dhe urbane.

Ajo thekson se në Kosovë nuk ndihet e huaj, pasi që njerëzit janë shumë miqësorë, mikpritës dhe të gatshëm në çdo kohë për ndihmë, teksa përderisa është duke studiuar këtu, Enfal potencon se studentët mund të arrijnë të njohin vende të ndryshme të Ballkanit për shkak të pozitës strategjike gjeografike që ka Kosova.