Fundamenti

Studentja nga Kosova Flutura Krasniqi, e kryen masterin me notën maksimale 10, në Universitetin Humbold të Berlinit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Flutura Krasniqi (1997) nga Fushë Kosova në vitin 2018 kishte diplomuar në Fakultetin Filologjik dega e Psikologjisë në Prishtinë. Duke parë talentin e saj ajo fitoi një bursë dhe kreu masterin në Berlin në vitin 2023, me notën mesatare 10. Flutura ndryshe thotë se do të bëjë një përvojë të mirë për ta realizuar ëndrrën e saj edhe në doktoraturë, pa e harruar asnjëherë Kosovën aty ku edhe mori njohurit bazike të shkencës.

Flutura Krasniqi një studente e talentuar arriti me sukses të shkëlqyeshëm ta përfundojë Fakultetin e Psikologjisë, në degën e Filologjikut në Prishtinë, më 12.10. 2018.

Flutura kishte dëshirë që të vazhdojë rrugëtimin e saj në njërin nga Universitetet e njohura të Gjermanisë. Dhe ëndrra e saj u bë shpejt realitet. Në vitin 2019 Flutura regjistrohet në master në Neuroshkencë.

Ajo fitoi një bursë dhe nisi studimet e masterit në Universitetin e Hombold të Berlinit, ku e kreu në afat rekord, madje me notën maksimale, mesatare 10.

Uji Dea

Flutura kishte një temë shumë interesante dhe që donte precizitet e saktësi të madhe.
Tema e saj titullohej: ”Mekanizmi qelizor i akumulimit të provave në korteksin paraballor të miut”, temë kjo që donte studime e kërkime laboratorike të obligueshme.

“Ishte koha e pandemisë dhe më duhej të përshtatesha edhe për shkak të hulumtimeve, por brenda dy viteve më 11 gusht 2023 e kam përfunduar me notën maksimale 10” shprehet ajo.

Ajo gjatë studimeve gjithashtu ka punuar edhe si asistente, hulumtimi në laboratorin e njohur botërisht të quajtur “Larkum lab”, si asistente ligjërimi në Universitet dhe hulumtimet në të cilat ka dhënë kontributin e saj janë prezantuar në konferenca të ndryshme nëpër botë, krejt kjo në saje të diturive që ka treguar gjatë kryerjes së masterit.

Flutura është e bindur se do e kryej edhe doktoraturën në të ardhmen sepse kushtet dhe kriteret akademike janë të avancuara në Berlin.
“Shpresoj ta realizojë edhe ëndrrën e doktoraturës, kuptohet pa e harruar obligimin që e kemi ndaj Kosovës, vendit ku jemi edukuar e shkolluar. Një falënderim të veçantë e kam për familjen time të mrekullueshme e cila më ka përkrahur në çdo hap të jetës sime shkencore e studimore” shprehet Flutura./rajonipress/