Studentja: Nëse ju zonja Clinton nuk do jeni femra e parë presidente në Amerikë, atëherë kush do jetë?

Hillary Clinton u ka thënë studentëve të “Clinton Global Initiative University” se ajo është shumë e shqetësuar për “drejtimin dhe të ardhmen e shtetit amerikan”, porse është ende duke menduar se a do të garojë për postin presidencial.
Një studente e ka pyetur Clintonin: “Nëse ju nuk do të përfaqësoni femrën në politikën e Amerikës si presidente e ardhshme, atëherë kush do ta bëjë”?
Më shumë se 1000 studentë kanë aplauduar vazhdimisht me përgjigjet që ka dhënë Hillary Clinton.
“Jam e shqetësuar në lidhje me drejtimin që po merr vendi jonë, e ky shqetësim nuk ka të bëjë aspak me të se kush do të jetë në zyrën e presidentit, porse cka do të bëhet pasiqë dikush të marrë këtë detyrë”, ka thënë ajo.
Edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka qëndruar pranë bashkëshortes gjatë kësaj ligjerate, por ai vetëm ka dëgjuar.