UBT

Studentja Marigona Xhigoli bëhet pjesë e Radio Campus

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Tani, radhës së studentëve të punësuar në UBT, i është shtuar edhe studentja Marigona Xhigoli. Menjëherë pasi kishte përfunduar shkollimin e mesëm, Marigona kishte filluar të mendonte e hulumtonte se ku të vazhdonte rrugëtimin e saj akademik. Ajo kishte zgjedhur Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, për të zhvilluar vetën profesionalisht në fushat mediatike, kështu edhe duke tejkaluar pritshmëritë e saj.

Marigona, është punësuar në Radio Campus, në cilësinë e gazetares, teksa moderon një emision nga ora 10:30 deri në orën 12:00, ku gjatë kësaj kohe ajo informon publikun rreth fushave të ndryshme, me informacione atraktive dhe interesante.

Ajo, zhvillimin profesional ia atribuon UBT-së, pasi që sipas saj, përgjatë tri viteve të studimit UBT i ka ofruar mundësi të shumëfishta për t’u zhvilluar në fushën e medias dhe komunikimit, fotografisë, montazhes e marketingut.

“Mund të them se e gjitha kjo që jam unë sot në aspektin profesional është falë UBT-së. Kjo sepse falë profesorëve dhe punës praktike përgjatë tri viteve të studimeve, kam arritur të mësoj fillimisht rëndësinë e medias e më pas edhe mënyrën e duhur të të punuarit në media. Programi Media dhe Komunikim në UBT përveç punës në gazetari më ka ndihmuar shumë edhe në aspektin e fotografisë dhe editimit të saj dhe videove, e edhe në fushën e marketingut”, ka theksuar Marigona.

ARKATANA

Marigona ka vlerësuar lartë ndërlidhjen e punës praktike me atë teorike që e ka hasur në këtë institucion, si dhe përkushtimin e madh të profesorëve që kanë ndaj të gjithë studentëve pa dallim.

“Ajo që i bënë të veçanta studimet në UBT është ndërlidhja e punës praktike me pjesën teorike. Përkushtimi i profesorëve dhe gatishmëria që ata kanë çdo herë për studentët e bënë këtë institucion të veçantë dhe të pazëvendësueshëm”, ka përfunduar ajo.

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, është fakulteti më i kompletuar në vend, pasi ka të integruar të gjitha elementet e gazetarisë në një program të vetëm, gjë që e bën unik si fushë studimi, ndaj edhe sukseset e studentëve të këtij programi janë të shumta, marr parasysh kuadron profesionale që del nga ky fakultet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.