HW

Studentja kosovare, Vildane Maliqi finaliste në konkursin e arkitekturës, në Kinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Projekti i hartuar nga ish-studentja në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Vildane Maliqi në bashkëpunim më profesorin e UBT-së, Arbër Sadiki, është futur në rrethin e ngushtë të finalistëve në konkursin ndërkombëtar të arkitekturës “Modern Collective Living Challenge”, në Kinë.

Projekti është vlerësuar lart nga juria profesionale, pjesë e së cilës ishin edhe shumë arkitektë bashkëkohorë të njohur ndërkombëtarisht.

Projekti trajton sfidat e banimit kolektiv për punëtorët bujqësorë, të cilët janë në lëvizje nëpër vendet e ndryshme rurale të Kinës. Ky projekt ofron propozime banimi për komunitetet, në kuadër të të cilit ata ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës.

HW

Shkalla e pashembullt e urbanizimit të Kinës ka bërë që miliona njerëz nga zonat rurale të zhvendosen në zona më të urbanizuara, teksa ka shumë arsye pse fermerët janë zhvendosur nga tokat e tyre bujqësore, duke përfshirë zhvillimin e zonës së planifikuar që është shkaktuar nga rritja e qytetit, zhvillimi i infrastrukturës, ndotja, apo presioni ekonomik për fermerët për të kërkuar mundësi më të mira të jetesës.

Projektet më të suksesshme, në mesin e të cilave është edhe projekti i ish-studentes së UBT-së, Vildane Maliqi, mund të praktikohet në vende të ndryshme rurale në të gjithë Kinën, teksa me potencialin që kanë projektet, do të miratohen praktika standarde për adresimin e këtij problemi të përbashkët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.