ARKATANA

Studentja Edona Sylejmani punësohet në Radio Campus

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gazetaria është një prej fushave që studentja Edona Sylejmani kishte zgjedhur të vazhdonte rrugëtimin e saj akademik. Dëshira për të punuar në media bëri që ajo të zgjedhë Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, ku edhe u pasurua me njohuritë dhe përvojën e duhur për të vazhduar rrugëtimin profesional në karrierën e saj.

Edona, është punësuar si gazetare në Radio Campus në UBT, ku është duke informuar publikun me më të rejat e fundit nga fusha e teknologjisë e shkencës, e duke mbajtur shoqërinë aktive me informacione nga këto fusha.

Ajo ka theksuar se UBT i ka ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar në fushën e medias, duke i ofruar në dispozicion të gjitha pajisjet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin e saj gjatë periudhës së studimeve.

“Përveç ligjërimit korrekt dhe të pazëvendësueshëm nga profesorët e UBT-së, UBT më ka ofruar edhe kushte për studime të mirëfillta, që më kanë lehtësuar punën praktike e teorike”, ka thënë Edona.

Eco Higjiena

Ajo ka shtuar se UBT është institucion ku njihet profesionalizmi dhe vlerësohet puna dhe angazhimi i secilit student, ndaj edhe kjo e ka bërë më të lehtë zgjedhjen e duhur për studimet akademike.

“Veçantia e studimeve në UBT qëndron tek profesionalizmi dhe rëndësia që u kushtohet studentëve të këtij institucioni, ndaj edhe zgjedhja ishte e lehtë për të studiuar në Media dhe Komunikim”, ka potencuar ajo.

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, vazhdon të nxjerrë kuadro profesionale për fushën e medias, dhe si i tillë është duke kontribuar në zhvillimin profesional të fushës së medias dhe komunikimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.