ARKATANA

Studentja e UBT-së, Endrita Peqani e angazhuar në zyrën për informim në Lipjan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentja e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, Endrita Peqani është në prag të përfundimit të studimeve të nivelit bachelor në UBT, por njëherësh është e angazhuar në Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, në komunën e Lipjanit.

Peqani, duke folur për përvojën në profesionin e saj, ka thënë se në këtë rrugë i kanë ndihmuar njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT.

“Gjatë studimeve në UBT, sigurisht që unë përfitova njohuri të shumta të cilat po mund t’i praktikoj në punën që jam e angazhuar. UBT i aftëson studentët e vet, si dhe, në këtë mënyrë, ata po dalin të kualifikuar në gjitha specializimet që i ofron fakulteti”, tha Peqani.

Mobi Casa

Po ashtu, ajo theksoi se UBT vepron, duke kombinuar teorinë dhe praktikën, njëherësh studentëve u mundëson edhe bursa të studimit.

Vlen të theksohet se një numër shumë i madh i studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, praktikojnë profesionin ende pa përfunduar studimet themelore, si dhe punësohen në institucione ose kompani të ndryshme mediatike.

Programi i studimit Media dhe Komunikim në UBT, ofron edhe specializimet: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari On-Line, Kamerë dhe Fotografi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.