FIDANISHTJA

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Sara Shehu, punësohet menjëherë pas përfundimit të studimeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Sara Shehu, menjëherë pas përfundimit të studimeve është punësuar në televizionin Festina, një media lokale në Ferizaj, në cilësinë e gazetares së terrenit. Sara poashtu po realizon lajme për rubrika të ndryshme përfshirë këtu edicionin qendrorë të lajmeve.

“Unë pasi kam diplomuar në Fakultetin Media dhe Komunikim, kam arritur që të punësohem në bazë të asaj që mësova në UBT dhe arrita që të siguroj një vend të punës në profesionin që gjithmonë e kam ëndërruar”, ka thënë studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Sara Shehu.

Ndërkaq, ajo theksoi se ligjërimi i profesorëve përgjatë tre vite studimeve në Fakultetin Media dhe Komunikim ka ndikuar shumë në zhvillimin e karrierës të saj. Sipas Sarës, studimet në UBT e kanë ndihmuar atë të avancohet dhe të bëhet më profesioniste në fushën e gazetarisë, ku tani ajo po i vazhdon edhe studimet e nivelit master në UBT.

KKVITI

“Përshtypjet e mia për UBT-në që nga fillimi kanë qenë pozitive, pasi që bachelorin e kam përfunduar në UBT, edhe masterin e kam regjistruar në fushën e Politikave Publike dhe Menaxhim. Arsyeja që i kam vazhduar studimet në nivelin master në UBT është sepse kam kaluar tre vite të shkëlqyera në studimet paraprake”, tha ajo.

Sara nuk është e vetmja studente e cila është sistemuar në tregun e punës menjëherë pas studimeve në UBT, pasi që edhe shumë studentë të tjerë të UBT-së nga fusha të ndryshme studimi, kanë arritur që të ambientohen në vende të ndryshme të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.