GRANDEMALL

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, bëhet pjesë e portalit UBTNEWS

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Arjeta Ibishi është studentja e radhës e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, që është ambientuar në tregun e punës, duke u punësuar në portalin UBTNEWS, me ç’rast është angazhuar në cilësinë e gazetares e cila përcjell ngjarjet e ditës nga fusha të ndryshme të jetës.

Studimet në programin Media dhe Komunikim Arjetës i kanë dhënë kompetenca të larta në fushën e gazetarisë dhe komunikimit, duke punuar me profesionistët më të mirë që ka fusha e medias, e që ligjërojnë në UBT.

“Programi Media dhe Komunikim në UBT më ka bindur menjëherë se kjo është ajo çfarë unë realisht kërkoja, një gërshetim unik i komunikimit me median, pra gazetari, marrëdhënie me publikun, fotografi, kamerë dhe marketing”, ka thënë fillimisht studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Arjeta Ibishi.

FITORJA

Sipas Arjetës, ky kombinim i programit i ka sjellë asaj benefitet më të mira për një përgatitje profesionale, që e ka ndihmuar atë të jetë e denjë dhe e gatshme për tregun e punës.

“Gërshetimi i programit ishte diçka ndryshe, dhe monotonia asnjëherë nuk kishte vend te studentët e medias, sepse gjithmonë kishte diçka të re, diçka ndryshe, vizitë studimore ose sfidë e re që na bënte me dije se kjo është media dhe ky është komunikimi, ndaj kjo ishte zgjidhja më e mirë për mua”, ka thënë ajo.

Arjeta, i është bashkuar numrit të madh të studentëve që kanë studiuar në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, dhe menjëherë janë ambientuar në tregun e punës, teksa UBT me zhvillimin e portalit UBTNEWS, studentëve të këtij programi u ka ofruar mundësi unike për t’u inkorporuar në botën mediale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.